Ish-mesfushori i kombëtares së Kamerunit dhe PSG-së, Modeste M'bami, vdiq sot në moshën 40-vjeçare pas një ataku në zemër, njofton lideri i ligës franceze, PSG.
M'bami luajti për disa klube franceze, duke përfshirë PSG-në dhe Olympique de Marseille.
Ai fitoi Kupën e Francës me PSG në vitin 2004 dhe 2006.
M'bami shënoi tre gola në 37 paraqitje për Kamerunin dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Sydneit 2000.
Ai gjithashtu luajti në Spanjë, Kinë dhe Arabinë Saudite përpara se të tërhiqej në vitin 2016 pas një periudhe të shkurtër në Le Havre.
PSG gjithashtu i ka thënë lamtumirë lojtarit në faqen e tyre zyrtare dhe rrjetet sociale.
“ Paris Saint-Germain është thellësisht i pikëlluar kur mësoi për vdekjen e ish-lojtarit tonë Modesta M'Bami. Klubi i dërgon ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të dashurve të tij”, -shkruan në faqen e klubit.