“Fantazma” e Cristiano Ronaldos “endej” tek Manchester United në fitoren e FA Cup ndaj Evertonit… teksa Alejandro Garnacho mbante veshur të brendshme e markës së tij “CR7”.
18-vjeçari u fut në ndeshje në minutën e 71-të pasi ai zëvendësoi Anthony Martial në fitoren 3-1 në Old Trafford.
Edhe pse vetë nuk e gjeti rrjetën, argjentinasi tërhoqi vëmendjen teksa ngriti bluzen dhe u vu re që mbante veshur një palë të brendshme të markës CR7.
Ronaldo është një nga idhujt e futbollit të Garnachos dhe admirimi i tij nuk është zbehur, pavarësisht largimit të legjendës portugeze nga klubi në fund të vitit të kaluar.
United ndërpreu kontratën e Ronaldos pasi ai sulmoi trajnerin Erik ten Hag në një intervistë me Piers Morgan.
Garnacho ishte i emocionuar kur ndau për herë të parë fushën me sulmuesin 37-vjeçar. Ai festoi me gjestin ikonë të Ronaldos ‘SIUUU’ kur shënoi në finalen e Kupës së të Rinjve sezonin e kaluar.
Dhe ai e ka etiketuar rregullisht Ronaldon “goat”, duke e vendosur përpara bashkatdhetarit të tij Lionel Messi.
Ronaldo tani është bashkuar me skuadrën e Arabisë Saudite Al-Nassr dhe u bë sportisti më i paguar i të gjitha kohërave kur nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse prej 173 milionë paund në vit.
Ai nuk ka bërë ende debutimin e tij për klubin për shkak të një ndalimi me dy ndeshje që po zbatohet nga FIFA.
Liga Saudite Pro ka një rregull për numrin e lojtarëve të huaj që një klub mund të ketë, dhe Al Nassr është në kufirin e tij që do të thotë se ata duhet të heqin një të tillë për t’i lënë vend Ronaldos.