Zbulohet numri i pagave që Gjilani ua ka borxh futbollistëve

Futboll

Zbulohet numri i pagave që Gjilani ua ka borxh futbollistëve

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:39
Klubi i Gjilanit

Situata te klubi i Gjilanit sa shkon e rëndohet, derisa shumë futbollistë kanë kërkuar largimin pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Derisa futbollistëve të huaj u është dhënë leja nga FIFA, vendorët ende vazhdojnë të presin.

Media mëson nga burime brenda klubit se pas ankesës në Federatën e Futbollit të Kosovës, futbollistët vendorë që duan largimin, kanë marrë një afat deri më 10 janar.

E gjithë kjo situatë u krijua pas largimit të presidentit Florim Zuka nga pozita e të parit në klub.

Problemet financiare sa vinë e shtohen te klubi nga Anamorava.

Raportohet se momentalisht futbollistët janë në “minus gjashtë paga”, andaj shumica prej tyre e duan largimin.

Përpos futbollistëve, nga klubi tashmë është larguar edhe kryetrajneri Zekirija Ramadani.

Arsyeja? Dihet.

Përkundër problemeve të shumta, Gjilani e mbylli stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në vendin e katërt me 27 pikë të tubuara pas 18 ndeshjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat