Ronaldo ndryshon ligjet e Arabisë Saudite…

Futboll

Ronaldo ndryshon ligjet e Arabisë Saudite…

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:46
Ronaldo ndryshon ligjet e Arabisë Saudite…

Shteti arab u “detyrua” të ndryshojë ligjet e tij për të favorizuar bashkëjetesën e Kristiano Ronaldos me Giorgina Rodriguez, partneren e talentit portugez.

Deri pak ditë më parë ligji nuk e lejonte bashkëjetesën jashtë martesës.

Por statusi martesor i Ronaldo-s ka bërë që shteti saudit të ndryshojë ligjet në fuqi, por vetëm për të.

Në Arabinë Saudite, ligji nuk lejon që një çift i pamartuar të jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi. Për këtë arsye, çiftit i është dhënë një lloj përjashtimi që do t’i lejojë dy të fejuarit të jetojnë së bashku jashtë lidhjes martesore.

Mund të jetë një hap i madh drejt të drejtave civile, ose thjesht një favorizim momental për një kampion që e ka vënë Arabinë Saudite në qendër të vëmendjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat