Xavi mes tre zgjidhjeve për sulmin

Futboll

Xavi mes tre zgjidhjeve për sulmin

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:46
Xavi mes tre zgjidhjeve për sulmin

Atletiko Madrid-Barcelona është dueli më i zjarrtë dhe i fortë i javës së 16-të në La Liga.

Dy skuadrat do të përballen mes tyre në “Vanda Metropolitana” në orën 21:00.

Xavi Hernandez, nuk do të ketë të gatshëm Robert Levandovskin për tri ndeshjet e ardhshme për shkak pezullimi.

“Do të përshtatemi. Sigurisht që stili ynë do të ndryshojë disi, por do të sulmojmë dhe do të mbrohemi në të njëjtën kohë.

Duam ta fitojmë këtë ndeshje. Kemi Ferran Torres, një sulmues që lëviz shumë, ndërsa Ansu Fati është më shumë pozicional. Ferran ç’markohet mirë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Është një futbollist që bën shumë mirë në lojën pa top.

Njerëzit nuk i japin meritat që i takojnë, por ai punon mirë edhe në fazën mbrojtëse. Ai dhe Ansu Fati mund të luajnë në vendin e Leëandoëskit, por kemi edhe opsionin Depay”, u shpreh trajneri i Barcelonës, që ka shansin të kryesojë e vetme nëse merr pikë sonte në kryeqytetin e Spanjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat