Interi kërkon të zëvendësojë Handanoviçin, gati plani për të transferuar ish-gardianin e Juves
Me Samir Handanoviçin që i skadon kontrata në qershor, Interi nuk ka asnjë alternativë cilësore në dispozicion si zëvendësues të Andre Onanës.
Emri i ndjekur nga drejtuesit për portën është ai i ish-juventinit, Norberto Murara Neto.
33-vjeçarit brazilian i skadon në qershor kontrata aktuale me Bërnmuth dhe mund t’u bashkohet zikaltërve me parametër zero.