Laporta tregon prapaskenën e bujshme

Futboll

Laporta tregon prapaskenën e bujshme

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:36
Laporta tregon prapaskenën e bujshme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për një prapaskenë të bujshme që ka të bëjë me Leo Mesin në vitin 2006, kur argjentinasi ishte ende një talent i ri në botën e futbollit.

Sipas numrit 1 të katalanasve, Masimo Morati erdhi me një ofertë të bujshme prej 255 milionë eurosh për “Pleshtin”, për ta afruar atë te Interi, por që më pas u refuzua nga klubi spanjoll.

“Ne refuzuam një ofertë prej 255 milionë eurosh që vinte nga Interi në vitin 2006 për Leo Mesin. Morati e donte atë në skuadër”, u shpreh Laporta.

Deri në atë kohë, transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Zinedin Zidan drejt Realit nga Juvja për shumën e 52 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat