Vendos përfundimisht për të ardhmen

Futboll

Vendos përfundimisht për të ardhmen

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:45
Firmino

Roberto Firmino, në skadencë kontrate me Liverpulin, dëshiron të rinovojë në “Anfield Road”, pavarësisht interesit të shumë klubeve, përfshirë edhe ato nga Arabia Saudite.

Sulmuesi brazilian preferon një kontratë të re me “Reds”-at, me të cilët luan që prej transferimit nga Hofenhaimi në vitin 2015.

31-vjeçari ka shënuar 9 gola (4 asiste) në 21 ndeshjet e deritanishme këtë sezon, por sezonin e shkuar ai regjistroi vetëm 20 prezenca në kampionat, duke shtuar zërat e një largimi të mundshëm nga Liverpuli.

Në skenë ditët e fundit ka dalë edhe emri i Bajernit të Mynihut, që do të mund ta transferonte me parametër zero në verë, por Klop e ka përjashtuar largimin e brazilianit pas transferimit të Gakposë. Sulmuesi është në pritje të një oferte dhe i jep përparësi rinovimit me Liverpulin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat