Tre restorante vetëm për të

Futboll

Tre restorante vetëm për të

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:50
Cristiano RonaldoCristiano Ronaldo

Jo vetëm privilegjin për ndryshimin e ligjeve të vendit, por edhe mijëra avantazhe të tjera. Ai që i ka siguruar një kontratë të tillë Cristiano Ronaldo-s ka realizuar pa asnjë dyshim marrëveshjen e shekullit.

Përtej aspektit ekonomik, 200 milionë euro në sezon, ndërmjetësi i transferimit ka arritur të sigurojë edhe disa privilegje të paimagjinueshme për klientin e tij.

Klubi i ri i Cristiano Ronaldos i ka vënë në dispozicion futbollistit një pallat luksoz në kryeqytetin Riad. Përveç ndërtesës përrallore, kampioni portugez do të ketë edhe privilegje të tjerë ekskluzive.

Është e lehtë të imagjinohet se të gjithë pjesëtarët e familjes do të shoqërohen nga një agjenci sigurie private që do të ndjekë çdo hap të familjes së Ronaldo-s.

Pesë jerë fituesi i Topit të Artë ka në dispozicion pesë makina që mund t’i përdorë sipas qejfit, një supermarket privat, dhe një dyqan me akses ekskluziv.

Gjithashtu, lojtari ka në dispozicion tre restorante të vlerësuar me yje dhe ka kërkuar dhe marrë një pishinë olimpike, dy fusha futbolli, një fushë basketboli dhe dy palestra të pajisura me gjithçka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat