Frankfurti ka udhëtuar në Dubai për t’u përgatitur për vazhdimin e sezonit në Bundesligë.
Kjo skuadër ka zhvilluar miqësoren e parë me dyer të mbyllura, atë të fituar ndaj Leipzig me shifrat 4-2.
Së bashku me ekipin e Frankfurtit është edhe Simon Simoni, që u transferua së fundmi nga Dinamo. Por në miqësoren e parë të skuadrës nuk ka pasur vend për të.
Në pjesën e parë u aktivizua Trap që do të jetë titullari, ndërsa në pjesën e dytë është aktivizuar portieri tjetër shqiptar, Diant Ramaj.