Është interesant se shumica e përzgjedhjes së Kosovës përbëhej nga futbollistët e Trepçës së Mitrovicës.
Ballafaqimi mes Kosovës dhe ish Jugosllavisë (njjë numër i lojtarëve testoheshin), u zhvillua në vitin 1980.
Është interesant se vetëm katër shqiptarë luajtën titullarë: Faruk Domi, Rafet Prekazi, Fisnik Ademi dhe Xhevdet Muriqi, ndërsa Ali Shehu si zëvendësues.
Xhevdet Muriqi luante si sulmues dhe ishte befasi më e madhe e përbërjes së asaj kohe.
Muriqi ka qenë vetëm 17-vjeçar dhe ishte pjesë e Kristalit të Pejës (anëtar i Ligës së Parë të Kosovës).
Një talent i madh i asaj kohe dhe pas katër viteve shndërrohet yll i gjeneratës së artë të Prishtinës në Ligën e Parë ish jugosllave.
“Në vazhdën e kualifikuese kontrolluese para takimeve kualifikuese për Kampionatin Botëror (1982) në Spanjë, dje në stadiumin e qytetit në Prishtinë, reprezentacioni Jugosllavisë zhvilloi një ndeshje miqësore kundër seleksionit të Kosovës”, shkruante mes të tjera në sportin e “Rilindjes” në vitin 1980.
Kosova – Ish Jugosllavia 2:2
Për Kosovën shënuan: Rajçevcki (32'), Martaçi (71') dhe për ish Jugosllavinë: Janjanini (6)-nga penalltia e 56').
Gjyqtar kryesor Shinasi berosha,. anësorë Sllobodan Dimitrijeviq e Remzi Kurshumlia.
Kosova: Cvetniq (Ahmatoviq); Ristoviq (Ali Shehu), Bojkoviq, Rafet Prekazi (Martaçi); Rashiq, Vukmiroviq, Rajçevski, Faruk Domi, Stoliq, Fisnik Ademi dhe Xhevdet Muriqi.
Ish Jugosllavia: Simoviq (Pudar); Jelikiq (Perzuzoviq); Babiq (Stojanoviq); Zajec, Stojkoviq, Rifat Mehinoviq, Deveriq, Bakraç (GJurovski); Varga (Muslin), Janjinin dhe Pashiq.