Dhimbja e gruas së Viallit

Futboll

Dhimbja e gruas së Viallit

Më: 8 janar 2023 Në ora: 13:38
Dhimbja e gruas së Viallit

Vdekja e Gianluca Viallit i ka pikëlluar të gjithë. Ish-sulmuesi italian, lumturoi shumë njerëz me golat e realizuar si futbollist dhe frymëzoi të tjerë që vuajnë me betejën e gjatë që zhvilloi ndaj sëmundjes së keqe.

Gjithmonë plot kurajo, pozitiv dhe i buzëqeshur, por fundi ishte i trishte dhe erdhi në moshën 58-vjeçare. Bashkëshortja e tij, Cathryn White-Cooper po e vuan më shumë se të gjithë largimin e Viallit.

Të flasë e ka të vështirë, por gjithsesi ka dërguar një mesazh të shkurtër në GDS, aty ku nuk mungon një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

“Ai ishte një sportist shumë i talentuar, mbi të gjitha burri dhe babai më i dashur që ekzistonte. Jemi të shkatërruar! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të sinqertë”.

Gianluca dhe Cathryn (modele angleze me origjinë nga Afrika e Jugut) u njohën në Londër gjatë periudhës që sulmuesi aktivizohej me Chelsea. Raportin e tyre e kurorëzuan me martesë (2003). Çifti kishte dy vajza: Olivian dhe Sofian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat