Kur pritet të rikthehet Di Maria sërish në aksion për Juventusin?
Angel Di Maria e shqetësoi sërish kampin bardhezi në sfidën me Udinezen, pasi doli i dëmtuar nga fusha.
Gjithsesi, “Tuttosport” raporton se argjentinasi nuk ka asgjë serioze dhe se kërkoi të dilte vetëm që mos të rrezikonte më shumë.
Sipas prestigjiozes italiane, Di Maria do të jetë i gatshëm për takimin e javës tjetër përballë Napolit.