Futbollisti i Kombëtares i pafat!
Mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu që luan për Rajo Vajekano në La Liga ka qenë i pafat ditën e sotme. Në sfidën ndaj Real Betis që po luhet tani, ai ka shënuar autogol në minutën e 7-të të sfidës.
Një gol që kaloi në avantazh kundërshtarët dhe penalizoi ekipin e tij.
I pafat pasi e ka goditur topin me kurriz.
Tashmë Balliut do ti duhet të tregojë veten me një gol, por kësaj herë për skuadrën e tij.