Kundërshtari i Shqipërisë në kualifikueset e Europianit është ende pa trajner, po kërkojnë për të huaj!
Shqipëria do ta prezantojë trajnerin e ri në ditën e nesërme.
Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Sylvinhon dhe Zabaletën që do ta nisin me ndeshjen e parë zyrtare në mars kundër Polonisë.
Por këta të fundit janë ende në kërkim të një trajneri. Polonia nuk e ka gjetur ende njeriun që do t’i drejtojë, ndërsa marsi po afron. Sipas raportimeve të mediave polake, Federata atje dëshiron që të marrë një trajner të huaj dhe jo vendas.