Zidane në Premier League?

Futboll

Zidane në Premier League?

Më: 8 janar 2023 Në ora: 18:07
Zidane në Premier League?

Zinedine Zidane ishte i përgatitur për postin e trajnerit të ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës, megjithatë ‘Gjelat’ do të drejtohen edhe për tre vjet nga Didier Deschamps.

Zidane, i cili së fundmi ishte trajneri i Real Madridit, sipas medieve britanike, është alternative për të marr drejtimin e Tottenhamit.

‘Spurs’ tashmë e kanë futur në ‘radar’ legjendën franceze në rast së Antonio Conte do të largohet nga kreu i bankinës së skuadrës angleze.

Conte me Tottenhamin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe akoma nuk është arritur marrëveshja mes dy palëve për rinovimin e kontratës së re.

Nëse tekniku italian ndan rrugët me skuadrën angleze, atëherë Zidane thuhet se është opsion i mundshëm për të marr ‘timonin’ e Tottenhamit, edhe pse francezi po monitorohet nga klubi italian, Juventus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat