Manchester City demolon Chelsean, kualifikohet

Futboll

Manchester City demolon Chelsean, kualifikohet

Nga: K. G. Më: 8 janar 2023 Në ora: 19:17
Manchester City

Manchester City pa ndonjë problem e ka deklasuar me rezultat 4:0 Chelsean, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Etihad".

City është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë) në futboll.

Çdo gjë u qartësua në 45 minutat e parë kur "qytetarët" avancuan me 3:0 me golat e Mahrez (23'), Alvarez (30') dhe Foden (38'). 

Në minutën e 85-të, Mahrez ka shënua golin e dytë të tij, kësaj radhe nga penalltia, për 4:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat