Napoli nuk fal

Futboll

Napoli nuk fal

Më: 8 janar 2023 Në ora: 20:07
Napoli nuk fal

Pas humbjes ndaj Interit, Napoli ka fituar 0-2 në transfertë ndaj Sampdorias.

Politano gaboi nga pika e bardhë në minutën e 6′, por Osimhen gjeti golin në minutën e 19′.

Napoli përfitoi teksa Rincon doli me të kuq dhe në pjesën e dytë Elmas realizoi në minutën e 82′ me penallti.

Napoli mban i vetëm kreun me 44 pikë, 7 më shumë se sa Juventusi ndjekësi më i afërt.

Amir Rrahmani u paraqit në 45 minutat e pjesës së dytë për Napolin.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës, luhet Napoli-Juventus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat