Galatasaray shkëputur në krye pas fitores me rezultat 3:0 në derbin e çmendur, në konak të Fenerbahces.
Milot Rashica, reprezentues i Kosovës, u paraqit titullar për Galatasaray-n dhe u zëvendësua në minutën e 70-të.
Rashica u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar për statistika, “Sofascore”.
Mauro Icardi i Galatasaray-t është lojtar i ndeshjes, me notën 8.7.
Galatasaray kryeson me 39 pikë, ka katër më shumë se Fenerbahce në pozitën e dytë pas 18 jave në elitën e futbollit turk.