Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli

Futboll

Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli

Më: 8 janar 2023 Në ora: 20:49
Ilustrim

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shkëlqyer sezonin e kaluar tek klubi italian Empoli.

Por në këtë sezon, futbollisti e ka humbur vendin e titullarit dhe trajneri ka zbuluar arsyen.

Paolo Zaneti është shprehur se pas barazimit 2-2 me Lacion, Bajrami ka pasur shumë luhatje në paraqitjet e tij, ndaj kjo është arsyeja përse nuk është ai zgjedhje e para.

“Më vjen shumë keq për Bajramin dhe Pjacën që i lëmë në stol.

E bëjmë këtë zgjedhje pasi kanë luhatje dhe jo vazhdimësi. Këta dy lojtarë kanë një talent të jashtëzakonshëm, por kanë pasur shumë luhatje”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat