Gjatë përplasjes Manchester City – Chelsea (4-0) në “Etihad”, në raundit e tretë të FA Cup, tifozët e bluve të Londrës brohoritën emrin e ish-trajnerit Thomas Tuchel, duke shprehur hapur zhgënjimin për rezultatet e arritura nga Graham Potter.
“We’ve got Super Tommy Tuchel” (Ne kishim Super Tommy Thuchel) ishte thirrja e mbështetësve të Chelsea-t, që kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën e tyre në “Etihad”. Shumë tifozë londinezë u larguan pa përfunduar takimi, pasi vendësit udhëhoqën 3-0 që në minutën e 39-të.
Chelsea renditet në vendin e 10-të në Premier League, si dhe është eliminuar në dy kompeticionet e tjera, FA Cup dhe League Cup.
Një shuplakë për Graham Potter, që në prononcimin pas elimimimin nga FA Cup, komentoi edhe qëndrimin e tifozëve:
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë përveçse punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të punojmë më shumë. Ne e kuptojmë zhgënjimin e tifozëve, por detyra jonë është të bëjmë punën tonë. Ka gjithmonë opinione të tjera, kritika dhe negativitet, por kjo është pjesë e sfidës”.