Manchester City ka festuar kualifikimin për në fazën e 32-të të FA Cup me një fitore të theksuar 4-0 ndaj Chelsea duke mposhtur “blutë” për herë të dytë në vetëm pak ditë.
E vërteta është se londinezët po kalojnë një sezon mjaft të vështirë, duke numëruar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (5 humbje).
Me deklaratat e tij në konferencën për shtyp, Pep Guardiola ka dashur të mbështesë kolegun e tij, duke i dërguar një mesazh pronarit të Chelsea, për t’i dhënë kohë teknikut britanik, duke theksuar se kur ishte te Bartelona nuk ishte i nevojshëm pasi kishte Lionel Messin.
“Do të doja t’i thoja Todd Boeley-t se duhet t’i japë kohë Potterit. E di që rezultatet janë të rëndësishme në klubet e mëdha, por jepini atij kohë. Megjithatë, të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë dhe Potter është i duhuri.
Në Barcelonë, nuk më duhej kohë sepse kisha Messin”, tha ai.