Ish-futbollisti i Partizanit largohet pas 2 vitesh e gjysëm

Futboll

Ish-futbollisti i Partizanit largohet pas 2 vitesh e gjysëm

Më: 8 janar 2023 Në ora: 21:19
Ish-futbollisti i Partizanit largohet pas 2 vitesh e gjysëm

Lorenc Trashi nuk është më pjesë e Qadsias! Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti gramshiot, që i ka dhënë fund aventurës në kampionatin kuvajtian pas plot 2 vitesh e gjysëm.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Trashi nuk ka nguruar të falenderojë presidentin, stafin si dhe tifozët e skuadrës së Qadsias pas kësaj aventurë.

Kujtojmë që Trashi u transferua në Kuvajt, nga skuadra e Partizanit, ndërkohë që tani me shumë gjasa do të nisë një aventurë të re larg Kuvajtit.

“Nga sot nuk jam më lojtar i Qadsia SC. Dua të falënderoj presidentin, stafin dhe tifozët për 2.5 vitet e kaluara këtu! Faleminderit Kuvajt”, shkroi Trashi në Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat