Milani ka lëshuar fitoren nga dora në fund të takimit në kuadër të derbit të javës në Serie A.
Rossonerët barazuan me rezultat 2:2 me Romën e Jose Mourinhos.
Futbollisti Kalulu në minutën e 30-të, ka realizuar për epërsinë e kampionit.
Kalulu nga afërsia ka realizuar duke iu falënderuar harkimit të Tonalit nga rivënia e këndit.
Në minutën e 77-të, Tommaso Pobega nga afërsia me gjuajtje të saktë, ka thelluar rezultatin (2:0).
Në minutën e 87-të, Roger Ibanez me dinakërinë e tij, ka ngushtuar rezultatin, 2:1.
Në minutën e 90+3, Abraham ka barazuar rezultatin 2:2 dhe çudit Milanin, duke ia mohuar fitoren.
Ndeshje me rivalitet dhe me shumë kartona të verdhë, gjithsejt 12 (pesë të MIlani Leao, Bennacer, Tomori, Tonali e trajneri Pioli dhe shtatë të Roma Celik, Mancini, Zalewski, Zaniolo e Ibanez, Matiq e Abraham.
Napoli kryeson me 44 pikë, pasojnë MIlani 37, Juventusi 37, Interi 34, Lazio 31, Roma 31 pikë etj.