Barcelona kthehet me tre pikë të mëdha nga Madridi, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Atleticon.
Një ndeshje e luftuar deri në fund, një gol dhe dy futbollistë me kartona të kuq.
Saviq i Barcelonës dhe Torres i Barcelonës, në minutën e 90+2, u ndëshkuan me kartona të kuq.
Në minutën e 22-të, Ousmane Dembele ka realizuar për fitoren e madhe të katalunasve.
Barcelona kryeson me 41 pikë, tre më shumë se Reali në vend të dytë dhe Atletico renditet e pesta me 27 pikë pas 16 jave në kampionatin spanjoll.
Barcelona u paraqit pa Robert Lewandowskin e suspenduar.