Një situatë aspak normale u regjistrua në minutën e 90+2 në duelin mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës.
Protagonist u bënë mbrojtësi malazez Stefan Saviq dhe sulmuesi spanjoll Ferran Torres, që për një moment duket se ngatërruan sport, duke u përleshur si të ishin në një arenë mundjeje.
Të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari, teksa pritet të jenë subjekt edhe i komisionit të disiplinës.
I pari që e humbi toruan ishte sulmuesi i Barcelonës, teksa nuk mungoi kundërpërgjigja e menjëhershme e mbrojtësit të Atletikos së Madridit.
The gloves are off!! 🥊
— LaLigaTV (@LaLigaTV) January 8, 2023
Ferran Torres and Stefan Savic are both sent off for this little scrap... 🟥#AtletiBarça pic.twitter.com/Po8DLGLnT0