Kombëtarja ka lojtarë cilësorë në përbërje, por grupi i Kombëtares në këtë periudhë dimërore ka probleme të shumta me dëmtimet, mungesën e minutave dhe shpesh edhe mungesën e hapësirave që disa lojtarë i ka nxitur të dalin në treg, të tillë sikurse portierit Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Por ka dhe futbollistë që luajnë e bëjnë diferencë dhe padyshim, një prej tyre ëhstë Myrto Uzuni, për momentin lojtari më në formë nga legjionarët kuqezi. Futbollisti beratas që ka pasur vetëm rritje në karrierën e tij, po ngjit kështu hapa të rëndësishëm edhe në futbollin elitar europian dhe tek Granada ku bën pjesë është lider i padiskutuar dhe një lojtar që bën diferencën me golat dhe asistent e tij.
Gol dhe fitore për Granadën në duelin derbi me Sadikun
Armando Sadiku luan në ligën e dytë spanjolle me Kartagenënp por përballë Myrto Uzunit të Granadës nuk kishte shans të fitonte. Një gol me penallti, por regjistrohet në “hambarin” e sukseseve të beratasit. Kështu, pikërisht dje, Myrto Uzuni rigjeti golin në Segunda Division të Spanjës teksa “preja” e radhës e sulmuesit shqiptar, ka qenë Kartagena e Armando Sadikut. Derbi i sulmuesve kuqezi u zhbllokua vetëm në minutën e 70-të, teksa beratasi Uzuni ekzekutoi saktë një penallti dhe dërgoi topin në rrjetë. Si Uzuni, ashtu edhe Sadiku e nisën sfidën si titullarë, por ky i fundit u zëvendësua në minutën e 61-të, i duartrokitur nga tifozët miq, të pranishëm në tribunë. Ky është goli i 11 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson edhe renditjen e golashënuesve, ndërsa Armando Sadiku ka arritur të dërgojë topin në rrjetë plot 7 herë, duke konfirmuar edhe ai se po kalon një formë mjaft të mirë sportive.
Hysaj, vetëm 20 minuta në barazimin e Lacios
Mbrojtësi i përfaqësueses, Eloseid Hysaj, nuk po gjen kinutazhin e kërkuar tek Lacio dhe ndodhet në pozita jo të mira. Trajneri Mauricio Sarri edhe dje në duelin që Lacio e mbylli në barazim 2-2 me Empolin, e futi në ushë vetëm në 20 minutat e fundit. Në fakt, shkodrani shquhet si lojtar me parametra të qëndrueshëm në lojë, por këtë sezonn nuk është aktivizuar rregullisht, duke bërë që të mos jetë në kapacitetin e vet maksimal në fushën e lojës. Problemi i minutazhit mund ta penalizojë në të ardhmen atë në formacionin Kombëtares, kur dihet që në formacion luajnë lojtarët me miunutazh më shumë në këmbët e tyre dhe që shfaqin formë fizike e tekniko-taktike më të mirë se të tjerët në atë pozicion loje.
Ismajli titullar, Bajrami e nis nga stoli
Laco e Empoli barazuan mes tyre ditën e djeshme e në fushë pati disa lojtarë shqiptarë. Përveç Hysajt që luajti 20 minutat e fundit tek Lacio, tek Empoli ndeshjen e kompletoi qendërmbrojtësi Ardian Ismajli, ndërsa nga minuta e 76-të u inkuadrua Nedim Bajrami. Ndërkohë, po në Itali, portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ishte në bankën rezervë. Duhet thënë se asnjë lojtar shqiptar përveç Ismajlit s’ishte titullar në fushë dhe kjo është sprovë jo e mirë për grupin e Kombëtares në tërësi.