Mes duartrokitjesh dhe largimi i Rejës

Futboll

Mes duartrokitjesh dhe largimi i Rejës

Më: 9 janar 2023 Në ora: 12:06
Mes duartrokitjesh dhe largimi i Rejës

Ish-trajneri i kombëtares Edi Reja ka qenë pjesë e konferencës së prezantimit të Silvinjos.

Ai është shprehur tepër i lumtur që ka drejtuar këtë kombëtare dhe largohet me kokën lart.

Ai i uroi fat trajnerit të ri dhe më pas u ngrit në këmbë duke i dhënë duart Silvinjos, Dorivës dhe Zabaletës.

Më pas presidenti i FSHF-së Armand Duka u ngrit në këmbë dhe lëvizi nga tavolina për ta përcjellë nga salla.

Gjithashtu edhe gazetarët e pranishëm e duartrokitën Rejën për punën e bërë në 3 vite e gjysmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat