Ylli i Tottenhamit, Heung-min Son ka thënë se është i “interesuar” për ta komentuar formën e Arsenalit, derisa dy skuadrat pritet të përballën në derbin e Londrës Veriore
Dy rivalët lokal pritet të përballën kokë me kokë të dielën, me Topçinjtë që synojnë fitore për ta ruajtur kreun e Premier Ligës. Spurs, të cilët kanë fituar vetëm një nga tri ndeshjet e fundit, mund të hasin në gozhdë kësaj radhe në shtëpi të tyre – pasi që humbën 3-1 në Emirates Stadium në tetor të vitit 2022 – por sulmuesi jugkorean, Son nuk i kushton shumë rëndësi se si po ecën Arsenali dhe është i fokusuar që të këtë ndikim në këtë ndeshje.
“Nuk jam i interesuar, të jem i saktë, për të folur për këtë gjë. Ne humbën ndaj tyre në ndeshjen jashtë shtëpisë, kështu që ne duhet t’i kryejmë detyrat ndaj tyre këtë javë dhe të ia dalim. Mendoj që tifozët ishin me të vërtetë të zhgënjyer kur ne humbëm në Emirates, kështu që mendoj se neve na pret një dëtyrë e madhe në shtëpi. Të gjithë, duhet të jenë gati që të bëjnë çka do që munden dhe ne jemi gati për ta bërë këtë”, tha Son kur u pyet për formën e mirë të Arsenalit dhe sezonin që ata kanë pasur deri me tani.
Son e kishte ndarë Këpucën e Artë të Premier Ligës sezonin e kaluar, pasi që ai kishte shënuar 23 herë në elitën e futbollit anglez, por ka vetëm gjashtë gola në të gjitha ndeshjet garuese të sezonit 2022/23, edhe pse një nga këto gola është regjistruar në një tjetër derbi të Londrës, kundër Crystal Palace si mysafirë.
Son ka qenë i detyruar për të luajtur me një maskë mbrojtëse kohëve të fundit, në Premier Ligë dhe në ndeshje të Botërorit 2022 dhe shpreson që ta largon këtë akcesorë shumë shpejt pasi që të rikuperohet nga operimi i faktorës së ashtit të syrit.