Sipas La Gazzetta dello Sport, qëndrimi i Romelu Lukaku në Inter pas 2023-ës nuk është i garantuar pasi që klubi dhe Simone Inzaghi janë të zhgënjyer me të
Lukaku është përballur me lëndime këtë sezon dhe nuk pritet që të jetë titullar në ndeshjen për Copa Italia kundër Parmës për shkak të një problemi të ri me një lëndim në gju.
Lukaku ka shënuar vetëm dy gola në tetë paraqitje këtë sezon dhe luajti në pjesën e dytë në ndeshjen që Interi barazoi me Monzan të shtunën me rezultat 2-2.
Sipas Gazzetta, drejtorët e Interit janë duke bërë vlerësimet e tyre dhe qëndrimi i Lukaku në klub pas 2023-ës nuk është i garantuar.
Gjigantët e Serie A investuan rreth 20 milionë euro për ta kthyer sulmuesin nga Chelsea verën e kaluar, duke marrë parasysh pagën e tij dhe shumën e huazimit dhe duhet të shtojnë kaq që huazimi i tij të zgjat deri në qershorin e vitit 2024.
Presidenti i klubit, Steven Zhang dhe trajneri Simone Inzaghi janë duke bërë vlerësimit e tyre, duke e ditur që ata nuk e kanë opsionin që të bëjnë lëvizje përfundimtare për Lukakun në verë.
29 vjeçari nuk është në planet e Chelsea dhe dëshiron që të mbetet në Inter edhe pas këtij sezoni, por Zikaltërit presin më shumë prej tij në pjesën e dytë të kampionatit të tyre dhe në Ligën e Kampionëve.