Real Madridi nuk i ka përfshirë në listë të lënduarit Aurelien Tchouameni dhe David Alaba për ndeshjen e tyre në Super Kupën e Spanjë, derisa në skuadër është rikthyer Dani Carvajal
Los Blancos ka konfirmuar që Tchouameni dhe Alaba janë diagnostifikuar me lëndime në muskujt në këmbën e majtë dhe të djathtë respektivisht. Dani Carvajal, i cili mungoi në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Villarreal për shkak të një problemi në muskuj, është rikthyer dhe bën pjesë në skuadrën me 213 futbollistë për ndeshjen e Super Kupës së Spanjës.
Los Blancos pësuan humbjen e tyre të dytë në La Liga këtë sezon, të shtunën, pasi që u mposhtën me rezultat 1-2 kundër Villarrealit dhe janë në vendin e dytë në La Liga, me tri pikë pas liderit – Barcelona.
Klubi ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon lëndimin e mesfushorit francez. “Pas testeve që kemi bërë sot për Aurelien Tchouameni nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, ai rezulton që të këtë të lënduar muskujt e shputës së majtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në këtë deklaratë.
“Pas testeve që kemi bërë sot në David Alaba, ai është diagnostifikuar me një lëndim të muskujve në shputën e djathtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”.
Ndeshja e radhës e skuadrës së Carlo Ancelottit është kundër Valencias në gjysmëfinalen e Super Kupës së Spanjës më 11 janar.