João Félix do të largohet nga Atlético Madridi, por ka mundësi që sulmuesi portugez të rinovojë kontratën me ‘kolchoneros’ përpara se të shkojë në Chelsea.
Sipas gazetës “Marca” , klubi spanjoll dëshiron të sigurohet që João Félix të zgjasë kontratën deri në vitin 2027 (ajo aktuale përfundon në 2026).
Ky rinovim ka një objektiv, uljen e amortizimit vjetor, për të balancuar llogaritë. Të njëjtën gjë spanjollët e kanë bërë edhe me Lemar dhe Oblak, me kontrata të rinovuara përkatësisht deri në vitin 2027 dhe 2028.
Nëse kjo pikë zgjidhet, transferimi i portugezit në Londër mund të bëhet së shpejti.
Félix raportohet se është shumë afër largimit nga Atlético Madridit dhe kalimit te Chelsea. Marrëveshja do të ishte një huazim deri në fund të sezonit, pa mundësinë e blerjes.