Juventusi mund të mburret më të drejtë se ka në gjirin e vetë dy kampionë bote, si Angel di Maria dhe Leandro Paredes. Gjithsesi, duhet theksuar se çfarë magjie mund të dhurojë Di Maria, pavarësisht moshës mbi shpinë.
Fitimi i penalltisë dhe goli i dytë në finalen ndaj Francës do t’i jepnin tjetër ton “Albiçelestëve”, aq sa të eklipsonte edhe një interesim të çmendur nga dy klube të njohura në futbollin amerikano-latin si Rosario Central dhe Internacional Porto Alegre.
Skuadra e parë mban shpresat rreth një rikthimi te klubi ku filloi rrugëtimi i 34-vjeçarit.
Brazilianët e Internacional gjithashtu kanë prezantuar dëshirën e madhe për të marrë në gjirin e tyre një kampion të “vërtetë”. Mbetet të shikohet nëse Juventusi beson ende tek aftësitë e ish-lojtarit të PSG-së.