I intervistuar nga e përditshmja “Tuttosport”, ish-trajneri Giovanni Galeone, i njohur nga të gjithë si miku i ngushtë i trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri, ka treguar disa sekrete në lidhje me mikun e tij.
“Dua shumë që ta shoh duke drejtuar një ekip të madh në Europë, jashtë Italisë. Ia kam thënë qindra herë këtë gjë, por ai nuk është i bindur për këtë gjë, për një hap tjetër në karrierën e tij”, tha Galeonne.
“Tri vite më parë më kanë telefonuar për ta bindur Allegri që të shkojë te PSG, që të shkojë të bisedojë me Al-Khelaifi, por Max refuzoi. Ky është Max, nuk kam ç’ti bëj. Ai refuzoi të shkojë edhe te Real Madrid, megjithëse iu luta, pasi ma kërkuan që ta bindja, por asgjë”, tha Galeonne.
“Lista është e gjatë, pasi para se të më telefononin nga PSG-ja, Max kishte refuzuar më herët edhe të shkonte në Londër, ku e kërkuan si nga Chelsea ashtu dhe nga Arsenal”, tha Galeonne.