Kosova Dusseldorfit përforcohet edhe me një futbollist me përvojë pas Bujar Idrizit të Llapit të Podujevës.
Është fjala për Enis Vilën, lojtar me përvojë dhe që e kompleton edhe më shumë klubin për pjesën e dytë të kampionatit.
Kosova me presidentin Bujar Nezirin, i kanë ambiciet e qarta, kërkojnë që të ngriten në Landesliga.
“Përgjegjësit e FC Kosova Düsseldorf kanë siguruar shërbimet e vetëm 20 - vjeçarit Enis Vila.
Me Enisin në defanzivë me vetëm 20 vite, fitojmë jo vetëm talent, cilësi, dhe stabilitet në defansivë, por edhe përvojë.
Për shkak se Enisi tashmë ka luajtur në Bundesliga Junior në rininë e tij,
(Sg Unterrath, RW Oberhausen, MSV Duisburg) para se të shkonte në ligën e sipërme miqtë e sportit Baumberg në zonën e seniorëve.
Tani i gjithë klubi FC Kosova është me fat që ka një djalë të tillë, të talentuar, futbollist në radhët e veta.
Ne si klub FC Kosova Düsseldorf e presim me padurim Enis Vila dhe i dëshirojmë shumë suksese bashkë me ne familjen FC Kosova Dusseldorf”, njofton FC Kosova.
Skuadra kuqezi renditet në pozitën e dytë me 30 pikë në Bezirksliga, por kanë një ndeshje me pak.