Lushkja bashkohet me Tiranën

Futboll

Lushkja bashkohet me Tiranën

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:32
Lushkja bashkohet me Tiranën

Regi Lushkja është zyrtarisht pjesë e klubit të Tiranës!

Afrimi i mesfushorit të “bardheblutë” është bërë publik nga kryeqytetasit përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Regi është një nga ne. Mirëseerdhe Regi Lushkja!”-shkruhet krahas videos të publikuar nga Tirana.

Lushkja rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas më pak se një viti, pas në shkurt të 2022-shit mesfushori u transferua nga Laçi te Sheriff Tiraspol.

Eksperienca e 26-vjeçarit në Moldavi nuk rezultoi shumë produktive, pasi për shkak të dëmtimeve luajti shumë pak dhe tashmë rikthehet sërish në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat