Dashmir Elezi është transferuar në Gjeorgji te skuadra e Torpedo Kutaisi.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi i Shkëndijës në një publikim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera thekson se sulmuesi 18-vjeçar është zyrtarisht pjesë e klubit të Torpedo Kutaisi.
"Shkëndija dhe Torpedo Kutaisi kanë gjetur akord për transferimin e Dashmir Elezit te skuadra nga Gjeorgjia.
KF Shkëndija komunikon transferimin e sulmuesit 18 vjeçar, Dashmir Elezi në kampionatin e Gjeorgjisë, te FC Torpedo Kutaisi.
I vlerësuar si një prej talentëve më të mëdhenj kohëve të fundit, Elezi gjeti hapsira në formacionin kuqezi që në moshën 16-të vjeçare.
Gjithsesi, klubi nuk bëhet problem në dëshirën e lojtarit dhe familjes së tij për të lëvizur jashta vendit dhe duke analizuar pretendimet e Elezit për transferim ndërkombëtarë, është vendosur të pranohet oferta e një prej skuadrave më të mira në Gjeorgji, Torpedo Kutaisi.
KF Shkëndija shpreh mirënjohje maksimale për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar Dashmir Elezit shumë sukses në udhëtimin e tij profesional në futbollin ndërkombëtar", njofton Shkëndija.