Niklas Fylkryg është kthyer në një personazh te heshtur në këtë periudhë, pas pushimeve të tejzgjatura nga kampionati vendës.
Gjithsesi, ai i ka kthyer projektorët drejt vetes pasi ka vendosur të ndryshojë agjent (Gunter Neuhas pas 14 vjetësh bashkëpunim).
Tashmë bomberi i Verder Bremenit ka kaluar në pronësi të agjencisë “Roof”, e cila njëkohësisht menaxhon edhe yjet e Bajernit si Serzh Gnabri, Sadio Mane, etj.
Në mediat vendaëse kjo lëvizje është cilësuar si manovër për të ndërtuar ura lidhëse me ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsman.
Vlen të theksohet se Niklas ndërtoi marrëdhënie të ngushtë me Mylerin, e ku ky i fundit e shprehu dëshirën të vinte në “Allianz Arena”.