Ancelotti, trajneri më i mirë i 2022-shit, Mourinho i pesti

Futboll

Ancelotti, trajneri më i mirë i 2022-shit, Mourinho i pesti

Më: 10 janar 2023 Në ora: 15:45
Ancelotti

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka shpallur Carlo Ancelotti-n si trajnerin më të mirë në botë për vitin 2022.

Për trajnerin italian ky është trofeu i tretë pasi e ka fituar këtë çmim në 2007-ën (Milan) dhe në 2014-ën (Real Madrid).

Trajneri i “Los Blancos”, i cili fitoi Champions League, kampionatin, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, i paraprin Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City, i cili përfundoi në vendin e dytë dhe Walid Regragui, trajner i Marokut.

Në vendin e katërt renditet Jurgen Klopp i Liverpool-it dhe i pesti Jose Mourinho i Romës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat