Një kohë jo e mirë për talentet e Shqipërisë që kanë edhe fatin kundër. Armando Broja mori goditjen e parë në ndeshjen miqësore kundër Aston Vilës. Sulmuesi theu ligamentin dhe nëse gjithçka i shkon në perfeksion, do të kthehet në maj në fushën e blertë.
Nga ana tjetër një dëmtim serioz ka pësuar edhe Adrian Bajrami. Mbrojtësi i Benfikës ka thyer fibulën e këmbë së djathtë dhe koha e rikuperimit varion nga 4-6 muaj.
Por ky rast është edhe më i rëndë se i Brojës. Nëse ky i fundit e kishte bërë kalimin në ekipin e parë, Bajrami ishte ende tek moshat e Benfikës.
Thuajse një vit i humbur dhe do të jetë jo pak e vështirë që mbrojtësi të kthehet në ritmin e duhur.