Futbollisti i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, në një intervistë për mediat kroate ka folur për të ardhmen e tij në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut .
Ai thotë se edhe pse i ka munguar ndeshjet e fundit, sërish dëshiron të luajë për Maqedoninë...
“Vendosa të vazhdoj të luaj për kombëtaren.
Unë dua dhe mundem.. Kam folur me përzgjedhësin, ai do që unë të jem aty dhe do të jem.
Është e vështirë për mua të them lamtumirë sepse ka një grup të madh njerëzish atje, ne po luajmë për vendin tonë, dolëm në Kampionatin e fundit Evropian dhe duam ta bëjmë përsëri, edhe pse nuk jemi në një grup të lehtë.
Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë, por tashmë kemi mundur Gjermaninë, Italinë dhe nuk kemi nga kush të kemi frikë.
E di që italianët do të jenë veçanërisht të motivuar kundër nesh sepse i hodhëm jashtë Botërorit, por edhe ne do të jemi të motivuar dhe besojmë se mund të arrijmë një tjetër fitore të madhe”, tha Ademi.
Në muajin mars nisin kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.