Carlo Ancelotti ka folur së fundmi në lidhje me marrëdhënien me ish-lojtarin e tij, tashmë trajner i Valencias, Gennaro Gattuso.
Në konferencën për mediet në prag të sfidës me Valencian për Superkupën e Spanjës, trajneri i Real Madrid theksoi se me ish-lojtarin e Milan, fituan shumë, por më pas patën edhe shumë probleme.
“Kemi kaluar kohë shumë të mira, kemi fituar dy Champions League.
Më pas, marrëdhënia nuk ka qenë gjithmonë e mirë, kemi pasur edhe probleme personale, por unë nuk dua të flas për to.
Shumë trajnerë të sotëm kanë luajtur në atë Milan… Skuadrat e Gattusos janë shumë intensive, ai jep një identitet shumë të qartë”-tha Ancelotti.