Trajneri i Uellsit, Rob Page pret që Aaron Ramsey të vazhdojë të qëndrojë në kombëtare. Kjo pas daljes në pension të Gareth Bale.
"Unë mendoj se Aaron ka ende shumë për t'i dhënë futbollit e Uellsit.
Ky do të jetë mesazhi im për të kur të kemi atë bisedë. Ai ende është një lojtar i madh. Ai ende ka shumë për të ofruar", ka thënë ai.
Sipas tij, Bale dhe Ramsey kanë fituar vende të merituara në historinë e futbollit të Uellsit.