Al Nassr ka kthyer vëmendjen e tyre në drejtim të mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets pasi që kompletoi transferimin e Cristiano Ronaldos, ka thënë një burim për ESPN.
Busquets (34) do të këtë kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij viti dhe burimi thotë që Al Nassr janë gati që t’i paguajnë atij një pagë neto rreth 13 milionë euro në vit që ta transferojnë atë në Arabinë Saudite.
Skuadra e Major League, Inter Miami po ashtu janë interesuar për të nënshkruar me ish përfaqësuesin e Kombëtares së Spanjës, i cili kohëve të fundit është i dhënë me idenë për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bisedimet mes Busquets dhe Inter Miami pritet që të zhvillohen në muajt në vijim, por ende nuk ka një marrëveshje që do ta dërgonte atë në MLS.
Në të njëjtën kohë, Al Nassr ka bërë përpjekje për të nënshkruar me kapitenin e Barçës pasi që ata vazhdojnë të synojnë transferimin e emrave të mëdhenj në fudsit, ashtu sikurse bën me Ronaldon javën e kaluar.
Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante po ashtu pritet të mbetet pa kontratë në verë dhe skuadra saudite përsëri është e lidhur me një kalim në Arabi..