Sabit Dallku nuk është në këtë botë por mbahet mend si njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.
Rrugës së tij shkoi edhe i biri, Armendi madje edhe ia kaloi me suksese.
Armendi, përveç që luajti 64 ndeshje në kombëtaren e Shqipërisë, me sukses të madh u paraqit për Vorksla Poltavën e Ukrainës.
Sabit Dallku, i pari në të djathtë me KF Prishtinën
Ai luajti në Vorskla Poltava përplot 11 vite dhe u paraqit 292 ndeshje, duke u shndërruar në ikonën e klubit ukrainas.
Si babi si i biri, luajtën në repartin e mbrojtjes. Sabit Dallku, ish-mbrojtës i Kosovës së Vushtrrisë, Trepçës dhe Prishtinës nga fundi i viteve shtatëdhjetë dhe fillimi i viteve të tetëdhjeta.
Sabit Dallku ka luajtur shumë vite për Prishtinën dhe Trepçën në Ligën e Dytë të Ish Jugosllavisë, Grupi i Lindjes.
Djali i dytë i Sabitit, Ardini, është gjithashtu futbollist, i cili aktualisht luan për Dukagjinin nga Klina.
Një familje me futboll dhe secili më i suksesshëm se tjetri. Armend sot është kryetrajner i Dukagjinit duke e drejtuar mes sukses të madh.