Manchester United do të shikojë për një fitore të qetë kundër skuadrës së Ligës së Parë të Anglisë, Charlon Athletic derisa do të luajë në çerekfinale të Carabao Cup të martën në mbrëmje (sonte).
Manchester United do të këtë për synim që të arrijë fitoren e tetë radhazi dhe të kalojë në gjysmëfinale të Carabao Cup derisa ata presin në shtëpi skuadrën e Ligës së Parë të Anglisë (divizioni i tretë), Charlton Athletic.
Dy skuadrat i ndajnë 52 vende në piramidën e futbollit anglez dhe Manchester United është në një formë të mirë për të siguruar kalimin e tyre në Wembley. Djajtë e Kuq nuk kanë fituar ndonjë trofe prej që fituan me Jose Mourinhon në Europa Ligë më 2017.
Ata mund t’i japin fund kësaj ecurie pasi që Erik ten Hag synon që ta fitojë një trofe me skuadrën nga Old Trafford që në sezonin e parë të tij.
Derisa Djajtë e Kuq vazhdojnë të jenë aktiv në disa fronte, përfshirë Ligën e Europës dhe Kupën FA dhe Premier Ligë, Kupa e Ligës ndoshta prezanton mundësinë e tyre më të mirë që ata ta fitojnë atë.
Manchester City, të cilët e kanë dominuar këtë kupë viteve të fundit, dhe Newcastle e ringjallur janë në garë bashkë me United.
Por, skuadra si Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea janë eliminuar derisa Charlton duhet të respektohet pasi që ata fituan kundër Brightonit në rrethin e kaluar, e që edhe në atë kohë nuk u konsideruan favorit.
Addicks për momentin janë në vendin e 12-të në Ligën e Tretë por janë duke luajtur më mirë pasi që kanë probleme me pronësinë e biznesmenit danezo-amerikan, Thomas Sandgaard.
Djajtë e Kuq, në anën tjetër, vinë në këtë ndeshje pasi që eliminuan skuadrën e Premier Ligës Everton nga Kupa FA të premten në mbrëmje me një fitore të mirë 3-1. Ata mposhtën Burnley 2-0 në rrethin e fundit të Kupës së Ligës dhe tani do të luajnë në çerekfinale me Charlton dhe Erik Ten Hag ka startuar me një formacion më të ri në këtë ndeshje ku sulmit i prin Garnacho, Antony dhe Mainoo..