Matthijs de Ligt shpreson të shohë një ardhje të re në Bayern Munih për të mbushur boshllëkun e lënë nga kapiteni i lënduar Manuel Neuer.
Është folur për transferimin e Yann Sommer nga Borrusia Mönchengladbach dhe Matthijs de Ligt ka folur për një gjë të tillë.
"Është e vështirë për mua të them.
Manuel tani është jashtë për gjysmë viti, dhe sigurisht kjo nuk është mirë për klubin.
Por nuk është detyra ime të them se cilin portier duhet të blejmë.
Do të ishte mirë të kishim një portier të ri në fushë, por nuk mund të ndikoj në këtë", ka thënë holandezi.