320 milionë lekë të reja të akorduara për financimin e sportit. Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave, i botuar në fletoren zyrtare.
Pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për Komitetin Olimpik Shqiptar, në kuadër të projektit për ekipet sportive në shkolla. Financimi për lëvizjen olimpike është në masën 250 milionë lekë, e thënë ndryshe 2 125 000 euro.
Projekti i KOKSH nisi zyrtarisht më 10 dhjetorin e kaluar, me eventin madhështor në Arenën Kombëtare.
Aty u përfshinë 10 000nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra dhe 350 trajnerë nga 61 bashki të vendit.
70 milionë lekë të reja, ose rreth 600 mijë euro nga buxheti i shtetit u akorduan për Federatën e Futbollit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, ky zë është etiketuar si fond për mbështetjen e ekipit kombëtar.