Gabriel Magelhaes ka folur për sfidën më të madhe që do të vinë për Arsenalin gjatë këtij sezoni dhe për mos ftesën e Brazilit në Botërorin në Katari 2022
Mbrojtësi 25 vjeçar është transferuar në Premier Ligë në verën e vitit 2020 ku u transferuar nga Lille.
Ai tani është gati afër 100 paraqitjeve për Topçinjtë, duke formuar një partneritet të fuqishëm në mbrotje me William Saliba në sezonin 2022/23, por ka pranuar që ai ka pasur një fillim testime në Angli që të bëhet një opsion i besueshëm për Mikel Arteta.
“Arritja në një klub si Arsenali i ka bërë të gjithë dallimet dhe jam shumë i lumtur këtu. Të luash në një ligë kaq të vështirë dhe që është njëra nga më të mirat në botë. Prej që kam arritur, kam mësuar shumë dhe sigurisht në fillim ishte e vështirë, por tani jam mirë. Jam adaptuar shumë mirë. E kuptoj më shumë Premier Ligën dhe si luan Arsenali.
Kjo e ka bërë më të lëhtë për mua. Vështirësia më e madhe është përballja me stilin e jetës. Por punoj shumë në baza ditore. Besoj që jam përmirësuar edhe më shumë prej që kam arritur këtu. Jam shumë i lumtur që po mësoj gjithnjë e më shumë”, tha Gabriel për ESPn.
Derisa Gabriel ka impresionuar në përgjithësi gjatë kohës së tij në Londrën e Veriut, duke ndihmuar Arsenalin që të jetë në krye të tabelës së Premier Ligës, ai nuk u ftua për të luajtur për vendin e tij në Katari 2022.
“Definitivisht isha i mërzitur. Është normale për një sportist, për më shumë që nuk është ftuar të jetë pjesë e asaj skuadre. Por, e kisha afër familjen dhe Arsenalin të cilët me ngushëllomin. Kam qëndrim të fort dhe jam një njeri familjarë. Arrita ta përballojë mirë, kjo është pjesë e futbollit. Do të vazhdoj të punoj pasi që ka ende Botëror para meje. Do të punoj të jem aty”, tha Gabriel.
Brazili do të freskojë skuadrën e tyre në muajt dhe vitet në vazhdim pasi që ata i ndanë rrugët me Titen në çerekfinale pasi u mposhtën nga Kroacia në Katar dhe Gabriel shpreson që të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri derisa vazhdon të këtë paraqitje të mira me Arsenalin..