Kristjan Asllani ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë gjatë përballjes mes Interit dhe Parmës që përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 2-1 pas 120 minutave lojë.
Ai mori mbi super organizimin e lojës në repartin e mesfushës dhe e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
"Kjo fitore ishte e rëndësishme, ne e dinim se ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira. Ne u futëm në telashe në pjesën e parë, pastaj ishim të mirë për ta përmbysur atë dhe e merituam", u shpreh Asllani pas ndeshjes.
Ai shtoi se tani fokusi do të jetë tek ndeshjes e ligës kundër Veronas.
“Tani le të mendojmë për Veronën, duke qenë se humbëm disa pikë në ligë; duhet të marrim 3 pikë dhe të përpiqemi ta marrim këtë kampionat”.
Ndërkohë Interi po përgatitet edhe për finales e Superkupës së Italisë që zhvillohet më 18 janar dhe Asllani thotë se është i emocionuar për atë sfidë.
“Nuk jam mësuar të luaj këto lloj ndeshjesh dhe ndjej emocione, por siç e thashë më parë, tani le të mendojmë për Veronën”.